Bie Netanyahu, Izraeli në zgjedhje të parakohshme

Ashtu siç pritej qeveria e Izraelit pasi nuk arriti konsensusin për buxhetin ka vendosur të dorëzoi pushtetin dhe vendi të kaloj në zgjedhje të reja.

Këto janë zgjedhjet e katërta që do të mbahen brenda dy viteve pas konflikteve të vazhdueshme që koalicioni qeverisës.

Pritet që zgjedhjet e reja të mbahen në muajin mars, vetëm 12 muaj pas zgjedhjeve të kaluara, shkruan BBC.

Në këto zgjedhje, kryeministri Benjamin Netanyahu do të garojë për mandatin e gjashtë si kryeministër, që është rekord për një politikan të shtetit çifut.

Kuvendi i Izraelit u shpërnda automatikisht në mesnatën e së martës, ashtu siç kërkohet me ligj, pas kalimit të afatit për miratimin e buxhetit

Qeveritarët bënë përpjekje 11 herë për t’i shmangur zgjedhjet e reja, por të gjitha dështuan pasi deputetët votuan kundër një projektligji për zgjatjen e afatit për miratimin e buxhetit.

“Nuk i dëshiroj këto zgjedhje. Likud (partia e tij) nuk i dëshiroi këto zgjedhje. Kemi votuar disa herë kundër zgjedhjeve. Fatkeqësisht, Benny Gantz (rivali politik) u tërhoq nga marrëveshjet e tij me ne”, tha Netanyahu.

Në anën tjetër, Gantz tha se deklarata e kryeministrit kishte më shumë gënjeshtra se fjalë. Sipas tij, Netanyahu dëshiron zgjedhje në përpjekje për t’iu shmangur gjykimit për korrupsion.