Ekstradimi/ Kërkoheshin nga Italia, njeri menaxher i një grupi droge

Janë ekstraduar nga Tirana drejt Italisë, dy shtetas shqiptarë të dënuar dhe të shpallur në kërkim për trafik droge. Bëhet fjalë për Fation Xhezairin, 35-vjeç, i dënuar me 5 vite e 9 muaj burg, dhe për 49-vjeçarin me inicialet F.T i cili ishte i shpallur në kërkim, dhe dyshohet se kishte roline menaxherit të një grupi që merrej me trafikun e drogës.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, ekstradohen drejt Italisë 2 shtetas shqiptarë të kërkuar nga drejtësia italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Nga Interpol Tirana u ekstradua drejt Italisë shtetasi në kërkim ndërkombëtar F. T., 49 vjeç banues në Lushnjë, për të cilin Gjykata e Pavias, Itali, ka lëshuar urdhrin e árrestit për veprimtari kriminale në fushën e drògës. Shtetasi F. T. ka pasur rolin e menaxherit të një grupi që merrej me tráfikim dròge. Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, merrej me sigurimin e lëndës narkotike të llojit kòkainë. 

Po nga Interpol Tirana u ekstradua për në Itali shtetasi në kërkim ndërkombëtar Fation Xhezairi, 35 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata Apelit e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë bùrg, për veprën penale “Tráfik dròge”.

Nga fillimi i qershorit deri në fund të gushtit 2011, në një zonë të Italisë, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, është marrë me shitje të lëndëve narkotike dhe ka menaxhuar dorëzimin e lëndëve narkotike të llojit  kòkainë dhe heroinë nga tregtarë dròge me origjinë nga Italia. Në disa raste ka hasur problematika për të marrë paratë që i kishin borxh tregtarët lokal të drògës, të cilët ai i kërcënonte dhe i detyronte me dhunë që t’i jepnin paratë. 

Në Rinas, specialistët e Interpol Tiranës, të dy shtetasit e árrestuar ua kanë dorëzuar oficerëve të eskortës Interpol Roma, për shoqërimin drejt Italisë. (E.K/Faxëeb.al)