Dom Gjergj Meta: Vrasjet e kanë tronditur shpirtërisht Rrëshenin, personat e përfshirë duhet të pendohen para Zotit

Në një intervistë me gazetarin Adi Krasta për A-Shoë, Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, ka folur ndër të tjera edhe atë çfarë ndodh në qytetin e tij që është tronditur në vitet e fundit nga ngjarje të njëpasnjëshme kriminale.

‘Kishat në përgjithësi kanë një përkufizim, sikur thoshte Gjon Pali II, janë shtëpi mes shtëpive, nga kjo pikpamje një kishë është një shtëpi, edhe pse ne e quajmë shtëpinë e Zotit.

Kush futet në një kishë sigurisht gjendet midis dy dimensioneve, atë njerëzor por edhe dimensionin hyjnor, ku përfshihen simbolet, arkitektura.

Mënyra sesi është ndërtuar një kishë çon me elementet e përtejme.

 Ngjarjet që kanë ndodhur si pandemia, tërmeti, e kanë goditur atmosferën shpirtërore të qytetit të Rrëshenit.

Unë mund tju them me siguri se Rrësheni është ndër qytetet e veriu më të civilizuar.

Këtu edhe në vitin 1997, xhiroja e mbrëmjes nuk është ndaluar kurrë.

Është një qytet që ka treguar një ritëm të kënaqshëm civil dhe kulturor.

Por gjërat që kanë në ndodhur në dy-tre vitet e fundit në Rrëshen, nuk kanë ndodhur as në vitin 1997.

Janë ngjarje që kanë tronditur klimën mendore dhe shpirtërore të njerëzve.

Dhe kjo i shtohet edhe situatës së pandemisë.

Por ajo çka unë mund të them është se Rrësheni nuk është qyteti i kronikës së zezë.

Rrëshëni i përditshmërisë është Rrësheni i qytetit normal, që shkojnë në punë, në shkollë.

Mirëdita ka pasur në këto vite fenomenin e shpopullimit.

Situata mund të trajtohet nga shumë këndvështrime,

Rrësheni bën pjesë në realitetin më të gjerë shqiptar.

Ne e dimë shumë mire se në ç’derexhe e kemi drejtësinë.

Organet kushtetuese shkojnë nga polici deri të Presideneti, që duhet të funksionojnë si simfoni dhe të godasin krimin, dhe të këtyre ketyre grupeve dhe situatave kriminale.

Apeli im ishte shumë i qartë.

Unë i drejtohem personave që janë të përfshirë në këto vrasje.

Duhet të pendohen, tja lënë Zotit drejtësinë.

Dom Gjergj Meta ka folur edhe për realitetin virtual ku ndodhen sot të rinjtë për shkak të teknologjisë.

‘Neve realiteti virtual na ra si bombë.

Mezi po adoptohemi.

Kurse të rinjtë e sotëm janë si peshku në ujë.

Ajo që më frikëson, dhe ata do kenë filtra më të mirë se ne në nga kjo pikpamje, është fakti i humbjes së përqëndrimit.

Në një studim që lexova para pak ditësh, në harkun e 10 viteve përqëndrimi i njeriut ka kaluar nga 4 në 8 sekonda.

Një brez që rritet me 8 sekonda përqëndrim, ka kohë që të lexojë titullin e një portali, këtu kupton pse agjensitë e lajmeve luajnë me titullin.

Ne e dimë që ka grupe njerëzish nëpër redaksi që përpiqen që në 8 sekonda të blejnë njeëzit duke luajtur me titujt.

Këta ndoshta do të kenë më shumë antikorpe se ne.

Dhe ndodhta do të dinë ti përdorin dhe jo të përdoren nga kibernetika.’