‘Çuçi i Ministrisë së Brendshme paska lënë mbrapa Angli…’/ Vasili-Ramës: KryeGomar mblidhi gomarët!
Nën kreyatari i LSI-së Petrit Vasili ka ironizuar deklaratën e sotme të Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, se paska lënë mbrapa Angli,Francë e Hollandë.
Në postimin e tij në Facebook, Vasili ka përmendur edhe deklaratat e më parshme të deputetit të PS-së Ervin Bushatit kur thoshte se qeveria e ka menaxhur 50 herë me mirë pandeminë se Italia dhe 10 herë më mirë se Gjermania.
Gjithashtu nën kryetari i LSI-së ka risjellë edhe deklaratën e Ramës, ku shprehej se spitalet shqiptare s'kanë asnjë dallim nga Gjermania,Franca,Italia, Anglia.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
KryeGomar mblidhi gomarët!
Çuçi i Ministrise Brendeshme paska lene mbrapa Angli,France e Hollande.
Ja ç'thote":
"Kemi lënë mbrapa edhe shtete si Mbretëria e Bashkuar, Holanda apo Franca, sa i përket perceptimit sa e politizuar është Policia e Shtetit në vendimet dhe veprimet që ajo merr".
Per Pandemine Bushati thote: qeveria e ka menaxhur 50 here me mire se Italia dhe 10 here me mire se Gjermania.
Rama thote: qe spitalet shqiptare s'kane asnje dallim nga Gjermania,Franca,Italia, Anglia.
Zot na ruaj nga Budallenjte.