Hoti: E pranoj dhe e respektoj pa asnjë diskutim vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri, Avdullah Hoti ka thirrur mediat në një konferencë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha që e pranon këtë vendim dhe do ta respektojë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që është bërë publik, e pranojë plotësisht këtë vendim dhe do ta respektojë pa asnjë diskutim.

S’do të lëshohem fare të flas mbi këtë vendim. Më lejoni të ju them që Kushtetuesja e ka sqaruar që vendimet e Qeverisë mbetën në fuqi dhe qeveria do të mbetet në detyrë deri në zgjedhje.

Do të vazhdojmë të kryejmë punë në bazë të Kushtetutës dhe Ligjeve.

Është obligim për procedurat për shpalljen e zgjedhjeve brenda afatit kushtetues. Do t’i kryejmë obligimet në rrethana të reja”, tha ai.

Kreu i Qeverisë ka bërë thirrje që mos të shpërndahet Kuvendi pa votim të buxhetit dhe ka thënë që do t’i kryejnë obligimet karshi qytetarëve veçmas në menaxhimin e pandemisë.