Kosova raporton 137 raste pozitive me Covid 19, ja masat e reja që hynë në fuqi ne vend

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 841 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 137 raste positive dhe janë shënuar  10 viktima nga koronavirusi.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 382 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37.155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.879.

Numri total i rasteve pozitive është 49.306 raste nga 173.986 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.272 raste të vdekjes.

Po ashtu autoritete kosovare kanë shtrënguar masat në vend. Të gjithë ata që do të duan të udhëtojnë në Kosovë duhet të kenë bërë testin jo më pak se 72 orët e fundit.

Transporti publik do të funksionojë në masën 50% dhe vendi do të nënshtrohet një ndalim qarkullimi nga ora 20.00 - 05.00.