Në Turqi i rrezikohet jeta, gjykata në Tiranë i rrëzon kërkesën turkut
Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e Selami Simsek, i cili kërkoi azil në Shqipëri me argumentin se përndiqet nga autoritetet në Turqi.
Ai thotë se ndiqet atje pasi pjesëtarët e familjes së tij janë mbështetës të lëvizjes Gylen.
Simsek paditi Drejtorinë e Azilit dhe shtetësisë në Ministrinë e Brendshme dhe Komisionin Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët dhe kërkoi nga gjykata ti urdhëronte këto dy institucione ti pranonin kërkesën e tij për azil në vendin tonë.
Por gjykata këtë kërkesë e ka hedhur poshtë.
Për momentin ai ka mundësinë e Apelimit të vendimit dhe nëse rrëzohet edhe në Apel Administrativ, Simsek rrezikon dëbimin drejt Turqisë si miku i tij Harun Çelik.