Britania pason ‘topin’: Mutacioni mund të ketë nisur në SHBA

Varianti britanik me mutacione i koronavirusit të ri ka shkaktuar shqetësime në mbarë botën.

Dhjetëra vende kanë mbyllur kufinjtë me Britaninë, teksa mijëra britanikë kanë mbetur të izoluar.

Por ndërsa SHBA po shqyrton mundësinë e mbylljes me Britaninë, gazeta britanike Daily Mail shkruan se mutacioni mund ta ketë origjinën nga Amerika.

Kështu deklarojnë politikanë dhe shkencëtarë, të cilët thonë se virusi mutant është tashmë në SHBA.

Virusi i ri është deri në 70 përqind më ngjitës.

Virologu amerikan, Jeremy Luban tha se ekziston mundësia që mutacioni të jetë shfaqur në SHBA fillimisht, por është pikasur në Britani për shkak se atje kanë një program më të mirë për sekuencën e genomit të virusit.

Ky variant i ri ka shtuar ndjeshëm infektimet në Britani dhe ka zgjuar frikën se mund ta bëjë vaksinën të paefektshme.

Disa ekspertë thonë se ky variant ka prirje më të madhe për të infektuar fëmijët.