FOTO/ Covid-19 i merr jetën inxhinierit të njohur

Covid i ka marrë jetën një inxhinieri të njohur ditën e sotme.

Sabri Kalaci, 75 vjeç, që shumë e njihnin si Bushi, humbi jetën një ditë më parë nga virusi vdekjeprurës.

Ai u ndaj nga jeta në Itali.

Kalaci, pothuajse gjithë karrierën e vet profesionale, e zhvilloi në ndërmarrjen e Ujësjellësit, ku ishte ndër punonjësit më të dalluar e të përkushtuar deklarojnë ish kolegët e tij.

Të afërm e cilësojnë familjar të rregullt, me një rreth të gjerë shoqëror dhe profesionist në punën e tij, Kalaci do të kujtohet nga të gjithë si një njeri mjaft i respektuar në qytetin e tij të lindjes.