Pirlo i kushton vëmendje të veçantë: Fiorentina ka një futbollist klasi si Ribery

Andrea Pirlo kërkon përqendrim dhe vendosmëri nga futbollistët e tij në ndeshjen e fundit të vitit 2020, përballë Fiorentinës në “Allianz Stadium”:

“Ata janë një ekip me individualitete të shkëlqyera. Janë në një moment pak të vështirë dhe ata kohët e fundit kanë ndryshuar trajnerin, por në përgjithësi janë një ekip shumë i mirë dhe do të vijnë këtu për të luajtur lojën e tyre. Ne do të duhet të jemi të kujdesshëm, është ndeshja e fundit e vitit 2020 dhe duhet të mbyllim në mënyrën më të mirë”.

Pirlo nuk ka shumë dyshime për emrat më të rrezikshëm me të cilët do të përballet skuadra e tij: “Ata kanë një lojtar shumë të fortë si Vlahovic dhe një futbollist klasi si Ribery. Duhet t’u kushtojmë vëmendje të veçantë”.

Trajneri shpreson të shohë përsëri qëndrimin agresiv të bardhezinjve si në ndeshjen kundër Parmës.

“Ne ishim të zemëruar që nuk fituam kundër Atalantës dhe e dinim se ishte e detyrueshme të merrnim tri pikë. Patëm dëshirë të madhe të impononim lojën tonë nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Kjo duhet të jetë forca jonë gjatë të gjitha ndeshjeve”

Më në fund, Conte foli për të dëmtuarit dhe riaftësimet e disa lojtarëve.

“Dybala po stërvitet me ekipin, mendoj se mund të grumbullohet. Demiral është pak më mirë, Arthur nuk është në dispozicion. Goditja që mori kundër Atalantës i shkakton ende dhimbje”.