Policit i vendosën pistoletën në kokë në sy të Ballës, kush është nipi i deputetit socialist që u arrestua

Ramazan dhe Fioralb Rraja, nipat e deputetit socialist, Rrahman Rraja, janë arrestuar ditët e fundit nga policia belge në kuadër të operacionit ‘Atos’ ku u sekuestruan 232 kg kokainë.

Por kush është Ramazan Rraja dhe pse emri i tij është lakuar disa herë në Shqipëri?

Dy vite më parë, më 26 shtator 2018, ish-oficeri i policisë në komisariatin e Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu, denoncoi se njerëz të lidhur me pushtetin e kishin kërcënuar duke i vendosur pistoletën në kokë me qëllim për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

Lidhur mbi këtë ngjarje, Emiljano Nuhu, që tashmë ndodhet në azil, akuzoi vëllain e deputetit Rahma Rraja se i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën, të cilët sipas tij ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan.

Ndërkohë që në denoncimin e tij efektivi Nuhu, përmendte edhe njëherë emrin e Redjan Rrajës, i cili sot ndodhet në qeli si një nga autorët e atentatit të 1 nëntorit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Episodi për të cilin denoncoi ish-oficeri Emiljano Nuhu bëhet fjalë më datën 30 korrik 2018, pak ditë pasi atij i kishte rënë në dorë denoncimi i Xhisiela Malokut.

Pasditen e 30 korrikut, dy kushërinj të Rexhep Rrajës, Redian dhe Ramazan Rraja, e kanë kontaktuar nëpërmjet ëhat’s up-it, duke kërkuar ta takonin në Tiranë.

Biseda mes oficerit dhe Rrajës:

Ramazan Rraja: Si je? Si kalon?

Emiljano Nuhu: Mirë, si je ti?

Ramazan Rraja: Mirë flm! A ke qenë ti te Posta në Fushë Krujë që me marrë në pyetje atë vajzën? Apo e mora vesh gabim?

Emiljano Nuhu: Po, unë isha.

Ramazan Rraja: Po s’po të kuptoj. Ç’ke me ne. Ku mund të të takoj?

Emiljano Nuhu: Hajde më tako në Tiranë.

Por Ramazan Rraja njihet po ashtu edhe si një njeri I dhunshëm.

Me 8 gusht 2019, Ramazan Rraja dhunoi barbarisht një grua pranë Spitalit Nënë Tereza në Tiranë, dhunë e cila u dokumentua edhe me pamje filmike. Por mesa duket në të dy raste, nipi i deputetit socialist ia ka hedhur paq, për shkak edhe të lidhjeve të forta politike të xhaxhait.