Humb betejën me covid-19/ Ndërron jetë te Sanatoriumi një 63-vjeçar nga Elbasani

Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë në Elbasan. Bëhet fjalë për një 63-vjeçar, i cili ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes.

Mesohet se ai ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin Covid-2, të njohur si “Sanatoriumi”.

Dje ministria e Shëndetësisë njoftoi se u regjistruan 461 raste të reja nga 1927 testime për të dyshuar me Covid, ndërsa viktimat ishin 14.