Dy zonja kandidate/ Kandidati i PS tërhiqet nga gara për kreun e ILDKPKI

Evgjeni Bashari ose Helena Papa do të jenë personat që për 7 vitet e ardhshme do të skanojnë dhe do të hetojnë pasuritë e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Komisioni i Ligjeve kualifikoi vetëm këto dy emra në garën për kreun e ri të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Pas dëgjesave, Komisioni skualifikoi Lefterie Lleshin, Evis Ficon dhe Dhimitrulla Spiron, ndërsa Eridjan Salianji, funksionar i Partisë Socialiste, ishte tërhequr nga gara.

Burime thonë se Bashari, që aktualisht është Sekretare e Përgjithshme e ILDKP-së, është e preferuara e mazhorancës për të marrë karrigen që aktualisht mban shefi i saj, Shkëlqim Ganaj.