FOTO/ Gruaja që jetoi për 50 vite e vetme në ishullin e braktisur

Elizabeth Prettejohn jetoi e vetme në Hallsands, në Devon të Anglisë, nga viti 1917 deri kur vdiq, në vitin 1964, në moshën 80-vjeçare.

Kur ishte 33 vjeç, një stuhi e madhe goditi fshatin, duke përmbytur pjesën më të madhe të tij. Fatmirësisht, nuk pati viktima nga 79 banorët e këtij fshati, të cilët vendosën që ta braktisnin atë. Të gjithë, përveç Elizabeth, shtëpia e së cilës ishte më lart në nivelin e detit.

Ajo vendosi që të jetonte një jetë fare të thjeshtë në vendlindje, duke ngrënë vezë nga pulat dhe peshq nga deti.

Pak para vdekjes, ajo tha: ‘Të gjitha kujtimet e mia i kisha këtu. E kam menduar edhe unë largimin, por këtu e kam vendin, bashkë me kujtimet e mia’.

E vetmja shoqëri që ajo ka pasur gjatë viteve të fundit të jetës, kanë qenë grupet e turistëve, të cilëve ajo u tregonte banesat e vjetra të fshatit.