Kupa e Botës 2022 / 67 punëtorë të tjerë të vdekur në Katar gjatë pesë muajve të fundit

Ndërtimi i stadiumeve për Kupën e Botës Katar 2022 ka sjellë në pesë muajt e fundit një total prej 67 punëtorësh të vdekur.

Origjina e punëtorëve të vdekur është nga Nepali, teksa një Organizatë Jo Qeveritare (OJQ) për të drejtat e njeriut po studion dhe denoncon fenomenin.

Nga korriku e deri në fundi e nëntorit janë 67 punëtorë që kanë humbur jetën dhe familjarët nuk kanë marrë informacione për këto ngjarje. Sipas raportimeve jashtë vendit, përfaqësuesit e kompanive mjaftohen me një telefonatë për të bërë me dije humbjen e jetëve te familjarët, ndërsa nuk jepen më shumë detaje.

“Të thuash se të gjithë ata punëtorë që punojnë për Kupën e Botës janë në kushte të mira nuk është e vërtetë. I gjithë vendi po ndryshon për të pritur Kupën e Botës 2022. Ka qindra-mijëra të angazhuar në mbarë vendin që po punojnë për të ndryshuar imazhin”, tha për Dailymail një përfaqësues I OJQ-së.