Gruas së bankierit 'McMafia' do t’i sekuestrohen 22 milionë paund nëse s'tregon burimin e parave

Një grua që shpenzoi 1 milion paund në në vit në dyqanet Harrods, do të detyrohet të heqë dorë nga shtëpia e saj prej 15 milionë paundsh nëse nuk zbulon burimin e pasurisë së saj, vendim ky pas hetimit të "parave të pista" të stilit McMafia në Mbretërinë e Bashkuar.

Zamira Hajiyeva, gruaja e një ish-bosi të bankës shtetërore të Azerbajxhanit, burgosur për mashtrim, ka humbur ankesën e saj të fundit kundër një urdhri të gjykatës që e detyron atë të zbulojë se nga dolën kaq shumë para.

Nëse ajo nuk arrin të përmbushë detyrimin, Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe do të konfiskojë pronën me vlerë 22 milionë paund, që përfshin shtëpinë e saj në Knightsbridge në Londër dhe një pistë golfi 11 milionë paund në Berkshire.

Gjykata supreme njoftoi të hënën se e kishte hedhur poshtë ankesën e Hajiyevës.

Hajiyeva doli në faqet e para të lajmeve vitin e kaluar kur mediat zbuluan se ajo shpenzoi më shumë se 16 milionë paund vetëm në Harrods në vitet 2006 dhe 2016, si psh.  24,000 paund për  çaj dhe kafe, 10,000 për fruta dhe perime dhe 32,000 paund për çokollatat. Ajo gjithashtu shpenzoi 4.9 milionë paund për stoli Boucheron dhe Cartier dhe 300,000 paund për firmën franceze të modës Celine etj.