Kazanova e Deçanit: Kam pasur 400 dashnore, më ka ruajtur policia gjermane...

Një kosovar i quajtur Bekim Stokaj, nga Deçani, ka folur në lidhje me jetën e tij private në  “nKosovë Show”dhe ka habitur pjesën më të madhe të publikut që po e dëgjonte.

 Stokaj  ka deklaruar se gjatë jetës së tij ka patur më shumë se 400 femra.

 Më tej ai shtoi se lidhja me to ka zgjatur një vit dhe më pas është larguar për në Gjermani, ku edhe ka thyer rekordin botëror.

Ndërkohë në Mal të Zi ka jetuar me 5 gra.

Ai u shpreh:

Kam pas diku mbi 400 femra në krejt Evropën, ja kam nisur karrierën me femra në vitin 1998. Në Mal të Zi kam jetuar me 5 gra. Më ka ruajtur policia gjermane se kam dalë me 70 femrave përnjëherë. Unë jam i barabartë si me Hollywood”, ka thënë ai.

“Për puthje jam njëshi në Evropë, ka ndodh për një ditë i kam puthur 70 femra. Kur i kam puthur 70 femra për një ditë më ka ra të fikët.