FOTO/ Shkodran Mustafi lëshon një mesazh kërcënues ndaj Bajernit
Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi u shpreh shumë i lumtur për fitoren 2-0 përballë Hull Cityt. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, mbrojtësi me origjinë shqiptare ka thënë se skuadra tashmë është e përqëndruar pë sfidën kundë Bajernit të Mynihut në Champions League.
“Fitore në shtëpi. Portën e paprekur. Saktësisht ajo çfarë dëshironim në këtë sfidë. Tani jemi të përkushtuar për ndeshjen e Champions Leagues të mërkurën”, shkroi Mustafi.
Më 15 shkurt Arsenali do të përballet me Bajernin e Mynihut në ndeshjen e vlefshme për fazën 1/16 të Champions Leagues./ SYRI.net