Messi, Pele dhe Ronaldo/ Ja 10 futbollistët që kanë shënuar më shumë gola me një klub

Lionel Messi u fut në historinë e futbollit gjatë barazimit 2-2 të Barcelonës me Valencian këtë fundjavë.

Argjentinasi me golin e realizuar barazoi rekordin e legjendës braziliane, Peles si lojtari që ka shënuar më shumë gola në histori për një klub të vetëm.

Goli i Messit ndaj Valencias ishte i 643-ti i tij në ngjyrat e Barcelonës, njësoj sa Pele me ekipin brazilian Santosin.

Por, ja kush janë 10 lojtarët që kanë shënuar më shumë gola për një klub të vetëm në historinë e futbollit:

10.Cristiano Ronaldo ( Real Madrid) – 450 gola
9.Jimmy McGrory (Celtic) – 468 gola
8.Eusebio (Benfica) – 473 gola
7.Uwe Seeler (Hamburg) – 507 gola
6.Jimmy Jones (Glenavon) – 517 gola
5.Gerd Muller (Bayern Munchen) – 525 gola
4.Josef Bican (Slavia Prague) – 534 gola
3.Fernando Peyroteo (Sporting Lisbon) – 544 gola
1.Lionel Messi (Barcelona) – 643 gola
1.Pele (Santos) – 643 gola