", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/December/21/auto_1608466527_623955_1608466928_noticia_normal_recorte11608536645.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

VIDEO/ Dembele lë pas dëmtimin dhe rikthehet në stërvitje

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje.

Ousmane Dembele pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Cadiz CF, vetëm pak kohë pasi u rikthye nga lëndimi i mëparshëm.

Francezi do të ishte një motivim i madh me rikthimin e tij për trajnerin e Barcelonës, Ronald Koeman, i cili po kërkon zgjidhje për sulmin. Fatkeqësia e ka ndjekur sulmuesin që nga transferimi tek Barça, ku lëndimet e një pas njëshme ja kanë pamundësuar formën optimale.

Me Dembele tashmë të rikthyer, ai do të jetë opsion shtesë për Koeman, pas lëndimit të Ansu Fati, por edhe për Leo Messin i cili do të gjejë më shumë hapësira me francezin në fushë.