Pas përhapjes së menjëhershme në 4 shtete, virusi britanik mbërrin në Itali

Ministria italiane e shëndetësisë ka raportuar se ata kanë gjetur një pacient të infektuar me të njëjtin lloj mutacioni të koronavirusit të njëjtë me atë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas The Guardian, pacienti i infektuar u kthye ditëve të fundit në Itali nga Mbretëria e Bashkuar me partnerin e tij, kur zbritën në aeroportin Fiumiciano të Romës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka deklaruar se raste me llojin e ri të coronavirusit që u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar, janë identifikuar edhe në Danimarkë, Holandë dhe në Australi.

Zyrtarët e lartë të shëndetësisë thanë se nuk kishte prova që varianti i ri ishte më vdekjeprurës, ose do të reagonte ndryshe ndaj vaksinave.