E rëndë në Tiranë/ Djali i mitur vret babain, polic të FNSH-së

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një efektiv policie është vrarë nga djali i tij i mitur.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një lokal në zonën pranë kopshtit zoologjik në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

Babai ishte duke luajtur bilardo.

Ai kishte lënë armën e shërbimit ndërsa fëmija e mori dhe ka qëlluar drejt të atit.

Policia Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën ‘Shyqyri Brari’, pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjësi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B., i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.