City dhe tentativa për t’ia vjedhur super yllin United: I ofruan shtëpi dhe gjithcka…

Manchester City ka bërë gjithçka të mundur për t’ia  vjedhur Marcus Rashford Manchester United.

Qytetarët kanë bërë dy tentativa për t’ia hequr nga duart Rashford United në moshë të re.

Robson Buckley, i cili ka luajtur me Rashford në akademinë e United,  ka zbuluar se si City ka provuar ta bindë yllin aktual të United që të transferohej te pjesa Blu e qytetit.

“City e ka kërkuar që në moshën 13 vjeç”, ka thënë Buckley.

“I kanë ofruar  një shtëpi dhe gjithçka tjetër. Por ai donte vetëm United”.