VIDEO/ Juventusi shënon dy gola të shpejtë, Ronaldo fantastik

Juventusi po fiton 2-0 në transfertë kundër Parmës në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Serie A.

Brenda 5 minutash bardhezinjtë realizojnë dy herë. Fillimisht ishte Dejan Kulusevski i cili hapi serinë e golave, ndërsa Ronaldo me një kërcim të bukur brenda zonës shënon me kokë.