Barça ndalet sërish, barazon ndaj Valencias

Barcelona u ndal në barazim 2-2 ndaj Valencias në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në La Liga.

Ndeshja nisi mirë për miqtë të cilët në minutën e 29’ kalojnë në avantazh me anë të Mouctar Dikhaby.

Kur dukej se pjesa e parë do të përfundonte me avantazhin e Valencias, atëherë në skenë u shfaq, Lionel Messi, i cili fillimisht humbi penalltinë por topin e grushtuar e ndali në rrjetë gjatë tentativës së dytë.

Argjentinasi me këtë gol, ka barazuar rekordin me legjendën braziliane Pele për golat e shënuar me një klub, përkatësisht 643 gola kishte shënuar Pele për Santos, tani edhe Messi ka regjistruar 643 gola për Barçën.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Me të filluar pjesa e dytë, mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, shënoi supergol me stilin “gërshërë” për ti dhënë avantazhin Barçës. Pas një asistimi nga Gaya, Maxi Gomez shfrytëzoi mundësinë dhe barazoi rezultatin në 2-2. ‘Blaugranët’ u munduan ta fitonin ndeshjen, por nuk ia dolën dot.

Barcelona tashmë qëndron në vendin e 5-të me 21 pikë të grumbulluara, ndërsa Valencia mban vendin e 12-të me 15 pikë.