Edhe 3 viktima nga Covid në Elbasan/ Ministria e Shëndetësisë nuk raportoi asnjë

Në 24 orët e fundit është rritur sërish numri i viktimave në vend, ku kanë ndërruar jetë tetë persona të infektuar me COVID.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk raportoi asnjë vdekje nga Elbasani sot, burime për mediat mësojnë se në 24 orët e fundit në këtë qytet kanë ndërruar jetë tre qytetarë.

Kështu numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në Elbasan ka shkuar në 22.

Po ashtu gjatë këtyre orëve të fundit janë infektuar me COVID edhe 17 qytetarë, duke e rritur numrin në 982.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar pozitivë 538 raste të reja. Kështu që nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve ka shkuar në 52,542, ndërsa ai i viktimave në 1074./ Panorama/