Vasili: Kurajo kriminale mos fillimi i hetimeve për 184! SPAK, asnjë krahasim me Krimet e Rënda

Nën kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar sërish për mbylljen e hetimeve për dosjen 184, duke e quajtur Drejtësinë e Re si një mburojë kriminale e llumit të rilindjes.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili ka theksuar se kjo drejtësi ka rritur zhgënjimin e shqiptarëve me mos fillimin e hetimit edhe pse pranoi zyrtarisht po vetë prokuroria, që shitblerja e votës nga rilindja kishte ndodhur.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Dosja 184 dhe Drejtesia e Re si mburoje e llumit kriminal te Rilindjes dhe si zhgenjim i shqiptareve!

Edhe me pesimisti lidhur me Drejtesine e re ka mbetur i habitur, kur ka pare se si kjo Drejtesi e re pati kurajon kriminale qe te mos filloje hetimin per dosjen 184, apo thene thjesht proven me kriminale te shitblerjes se votes nga Rilindja qe nga Rama, Ministra, Deputete e drejtore gjithfaresh.

E pati kurajon Drejtesia e re te mos filloje hetimin edhe duke pranuar zyrtarisht po vete prokuroria, qe shitblerja nga votes nga rilindja kishte ndodhur.

Kater vjet e me shume pas miratimit te Reformes ne Drejtesi dhe ngritjes se institucioneve te reja eshte zhgenjim i thelle qe e ashtuquajtura Drejtesi e Re eshte akoma kaq larg edhe Drejtesise se Vjeter.

SPAK-u eshte sot kaq mbrapa dhe zhgenjyes dhe s'ka asnje krahasim me Prokurorine e dikurshme te Krimeve te Renda.

Prokuroria e Re eshte shnderruar ne nje Mbyllese e palodhur çeshtjesh dhe justifikuese e qeverise me e zellshme se qeveria vete.

Prokuroria e re eshte mjaft larg edhe Prokurorise se dikurshme.

Dosjes 184 ja ka dhene verdiktin i gjithe populli, qe i ka degjuar me veshet e tij se si llumi i rilindjes u derdh ne Diber per te blere vota e per te mobilizuar kriminele per te realizuar grabitjen qeveritare te votes.

Dosja 184 eshte e njohur nderkombetarisht edhe pas publikimeve te gazetes BILD dhe VOA.

Dosja 184 si dhe 339 u bene shkak, qe ne Kushtet per hapjen e Negociatave u shtua hetimi dhe denimi i dosjeve te krimit elektoral.

Ky shqetesim madhor mbarepopullor dhe nderkombetar nuk u degjua vetem nga veshet e Prokurorise dhe SPAK-ut.

Cdo duatrokitje ne shqip dhe anglisht per kete Drejtesi te re eshte akt armiqesor dhe kundervenie ndaj te gjithe popullit shqiptar.

Drejtesine e re dhe kapjen e saj e provojne hapur dhe publikisht veprimet dhe mosveprimet skandaloze, te cilat kane rrenuar besimin e shqiptareve, qe prisnin vepra konkrete dhe jo krijimin e nje mburoje mbrojtese juridike per korrupsionin dhe krimin qeveritar te rilindjes.

Zhgenjimin ndaj Drejtesise se Re nuk e mbulon dot asnje deklarate propagandistike Ambasadoresh, te cilet per justifikuar miliona euro te hedhura dëm, duan me nje insisistim qesharak te shesin kallpin per flori.

Meqenese Drejtesia e Re "nuk i pa dot", shiheni vete dhe foton e kusareve rilindas te votes ne Diber te Dosjes 184, qe tashme  i njeh gjithe Shqiperia dhe gjithe bota.