VIDEO/ Rikthehen ‘The Winx’, por kësaj here me njerëz

Me siguri të gjithë e mbani mend kukullat Winx. Tashmë, pas kaq shumë vitesh, Netflix do të rikthejë në vitin 2021 këtë serial, por kësaj here me njerëz të vërtetë.

“Fate: The Winx Saga”, do të bëhet publik më 22 janar dhe kësaj here do të jetë për të rritur.

Sezoni i parë i serialit do të përbëhet nga 6 episode, ndërsa në varësi të ecurisë së tyre do të vendoset edhe për fatin e serialit.

Një vajzë e zakonshme nga Planeti Tokë, Bloom jeton një jetë të përkryer normale në qytetin e Gardenias derisa takon Stella-n, një princeshë nga planeti Solaria, e cila është në telashe.

Duke shkuar për ta ndihmuar Stellën, Bloom zbulon fuqitë e saj magjike. Stella bind Bloom-in për t’u bashkuar në Alfea, shkolla më e mirë e zanave në të gjitha sferat.

Në Alfea, Bloom formon Klubin Winx, anëtarët e të cilave jane 4 shoqet e saj – Stella, Muza, Tekna, dhe Flora.

Më vonë, ato takohen dhe shoqërohen me djemtë Brandon, Riven, Timi dhe Skaj, të cilët gjithashtu do të bëhen të dashuritë e tyre.

Anëtarët e Klubit Winx takojnë edhe një treshe të shtrigave nga kulla e reve – Icy, Darcy, dhe Stormy, të cilat njihen si Trix.

Trix janë në kërkim të fuqisë së Flakës së Dragoit dhe ndjekjet e tyre të pamëshirshme çojnë në shumë takime dhe beteja me Klubin Winx. Bloom gjithashtu fillon të mësojë sekretet e planetit të saj, prindërit dhe fuqitë.