EMRAT/ Jepet masa për policët e arrestuar në Korçë, ja për çfarë akuzohen

Gjatë ditës së sotme janë shoqëruar disa punonjës policie nga ShÇBA.  

Mbi ta rëndon akuza e Shpërdorimit të Detyrës.

Policët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar subjekte që prisnin pyjet në mënyrë të paligjshme.

Efektivët e rendit janë nga komisariati i Maliqit.

Ndërkohë që Gjykata e Korçës ka dhënë masën arrest me burg për efektivët.

Efektivë e ndaluar janë Marius Kapllanaj, Fillon Kazaferi, Ylli Damo, Ardian Shepllo, Adrian Çekici.

Më masën pezullim nga detyra janë lënë efektivët Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose.

Ndërkohë mësohet se kanë qenë Prokuroria në bashkëpunim me SHÇBA ata që kanë zhvilluar operacionin.