Të dhënat/ Ja sa vaksina janë porositur deri më tani

SHBA është pranë miratimit për përdorim masiv të vaksinës së kompanisë Moderna. Më herët është miratuar përdorimi i vaksinës së Pfizer.

Ajo që mbetet dëshpëruese është fakti se vendet e pasura e kanë nisur procesin e vaksinimit, teksa vendet në zhvillim janë ende shumë larg.

Sa për krahasim, të dhënat e universitetit Duke tregojnë se vendet më të pasura kanë porositur plot 4 miliard vaksina nga prodhues të ndryshëm.

Por sa porosi janë bërë për dy vaksinat që kanë dalë për përdorim?

Për Pfizer, BE ka porositur 300 milionë doza, SHBA ka porositur 100 milionë doza, Japonia ka porositur 120 milionë doza, Kina ka porositur 100 milionë doza, Britania ka porositur 40 milionë doza, Kanadaja 20 milionë doza, Australia 10 milionë doza, Kili 10 milionë doza, Koreja e Jugut 20 milionë doza, Izraeli 8 milionë doza, Hong Kongu 10 milionë doza, Malajzia 12 milionë doza, Venezuela 10 milionë doza, Ekuadori 2 milionë doza, Zvicra 3 milionë doza, Panamaja 3 milionë doza, Peruja 10 milionë doza.

Për vaksinën e kompanidër Moderna, BE ka porositur 160 milionë doza, SHBA ka porositur 200 milionë doza, Britania ka porositur 7 milionë doza, Kanadaja ka porositur 40 milionë doza, Japonia 50 milionë doza, Koreja e Jugut 20 milionë doza, Izraeli 6 milionë doza, Zvicra, 7.5 milionë doza.