Meral në rrezik për t’u zbuluar nga Maxhidja, sot në 'Lule të vetmuara'

Maxhide gjen një ide për të vërtetuar nëse Meral është vërtetë mbesa e Sadriut.

Maxhide dhe vajza e saj përpiqen të shkulin flokët e Meralit për të bërë analizën e ADN-së.

Ndërkohë vajzat në jetimore ia kalojnë për mrekulli së bashku duke rikthyer kujtimet e tyre e duke bërë foto.

Maxhide e dërgon Meralin në një parukeri për të zbatuar planin e saj.

Meral fton dhe Zehrën dhe kjo e fundit sheh kur Maxhide merr disa fije floku të Meralit.

Zehra mëson se Maxhide do të çojë një zarf në klinikë me flokët e Meralit për të bërë analizën e ADN-së.

Ajo thur një plan për të shpëtuar Meralin.

Zehra shkul flokët e Kaderit dhe i vendos në zarf duke ia arritur kështu qëllimit./revistawho.com