Për të qetësuar pacientët, mjekët italianë ngjisin portretet e veta mbi kostumin mbrojtës

Punonjësit italianë të kujdesit shëndetësor kanë vendosur fotografitë e tyre mbi kostumet mbrojtëse anti-Covid për të qetësuar pacientët.

Mjekët dhe infermierët në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali në Prato, i vendosën portretet mbi kostumet e bardha në mënyrë që pacientët t’i njohin dhe t’i dallojnë nga njeri tjetrit dhe të ndihen të qetë dhe të sigurtë nga prania e tyre. Ata prezantohen kështu me fytyra paqesore dhe familjare dhe pranohen më ëmbëlsisht për të shërbyer.