Kina synon të vaksinojë 50 milionë banorë para Vitit të Ri Hënor

Kina po planifikon të vaksinojë 50 milion banorë në grupin e përparësisë së lartë për koronavirusin para nisjes së sezonit të udhëtimit të Vitit të Ri Hënor, në fillim të vitit të ardhshëm, njoftoi South China Morning Post të premten.

Pekini ka në plan të shpërndajë 100 milionë doza të vaksinave të prodhuara nga firmat kineze Sinopharm dhe Sinovac Biotech Ltd, thotë raporti.

Kina u ka dhënë statusin e përdorimit emergjent dy vaksinave kandidate nga Sinopharm dhe një nga Sinovac Biotech. Ajo ka aprovuar një të katërt, nga CanSino Biologics Inc, për përdorim ushtarak.

Raporti i SCMP tha se zyrtarëve kinezë u është kërkuar të përmbushin 50 milionë dozat e para deri në 15 janar dhe të dytat deri në 5 shkurt.