Rooney krenar, djali i tij nënshkruan me Manchester United

Kai Rooney ka nënshkruar kontratë me Manchester United, për të ndjekur hapat e babait të tij Ëayne.

Ky i fundit ka njoftuar ndjekësit në rrjetet sociale për marrëveshjen që ka arritur djali i tij me “Djajtë e kuq”.

“Një ditë krenarie. Kai nënshkruan me Manchester United. Vazhdo dhe puno fort bir” ka shkruar Rooney.

Legjenda e Man Utd ka edhe 3 djem tjerë: Klay 7 vjec, Kit 4 vjec dhe Cass 2 vjeç.