Vazhdon makthi për Sheffield Utd, mposhtet nga Man Utd

Manchester United është rikthyer tek fitorja në Premier League.

“Djajtë e Kuq” mposhtën 3-2 në transfertë skuadrën e Sheffield United në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Premier League.

Si fillim ishte Sheffield United i cili kaloi në avantazh me anë të David McGoldrick në minutën 5′.

Nuk vonoi shumë përgjigja e ‘The Red Devils’, fillimisht ishte Marcus Rashford i cili barazoi rezultatin në 1-1 në minutën 26′. Pas britanikut ishte Anthony Martial i cili i dha avantazhin ekipit në minutën 33′.

Rezultati i pjesës së parë përfundoi 1-2 në favor të Manchester United. Me të filluar pjesën e dytë, Manchester e vazhdoi aty ku e la, ishte përsëri Marcus Rashford i cili shënoi në minutën 51′.

Kur u duk se gjithçka përfundoi, vendasit shënuan në minutën e 87′, me anë të irlandezit McGoldrick, i cili realizoi golin e dytë, por që nuk mjaftoi të nxirrte një pikë për ekipin e tij.

Pas kësaj fitore, Manchester United qëndron në vendin e 6-të me 23 pikë të grumbulluara.