Roma fiton ndaj Torinos dhe i afrohet kreut në Serie A

Roma fitoi ndaj Torinos në ndeshjen e vlefshme për jaën e 12-të në Serie A.

Kryeqytetasit fituan me rezultatin 3-1 ndaj torinezëve të cilët nga minuta e 14’ luajtën me një lojtar më pak për shkak të ndëshkimit me kartonin e kuq të Ëilfried Singos.

‘Giallorossët’ morën lojën në duart e tyre, fillimisht në minutën 27′ realizoi Henrik Mikhytarian. Pastaj, në minutën e 43′ u akordua penallti, të cilën e realizoi Jordan Veretout.

Rezultati i pjesës së parë përfundoi 2-0 në favor të Romës. Në minutën e 68’ Manuel Pellegrini thelloi rezultatin në 3-0. Torino u mundua të krijojë diçka me anë të Andrea Belotti i cili realizoi në minutën 73′ duke ngushtuar shifrat në 3-1.

Pas kësaj fitore, Roma ngjitet në vendin e katërt me 24 pikë të grumbulluara.