Gjykata italiane konfirmon dënimin për Moisi Habilajn

Gjykata e Apelit në Katania dënon me 15 vite burg Moisi Habilajn duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë.

Ditën e sotme, Gjykata e Apelit në Katania ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 15 vite burg të Moisi Habilajt, kushëriri i ish ministriti të brendshëm Saimir Tahiri, që akuzohet për trafik droges mes Shqipërisë dhe Italisë.

Moisi Habilaj i konsideruar si trafikant i madh droge me lidhje të thella në Siçili, do të vuajë dënimin në Itali me 15 vite burg.

Gjykatësit e Apelit në Katania nuk kanë ndryshuar dënimin e dhënë në shkallën e parë për Habilajn, i cili u dënua në 19 qershor të vitit 2019 me 15 vite burgim.

Moisi Habilaj është kushëri i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili gjithashu u akuzua për lidhje me trafikun e drogës me vëllezërit Habilaj, por akuzat u rrëzuan nga gjykata në Shqipëri.