Rekord viktimash nga Covid-19 në Turqi

Gjatë 24 orëve të fundit, Turqia raportoi 27.515 infeksione të tjera me Covid, duke përfshirë 4.209 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i pacientëve arriti në 1.955.680 raste me Covid-19.

Në gjithë vendin janë kryer 206.102 teste të tjera për COVID-19, duke e rritur totalin në mbi 21,9 milionë.

Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 5.803, transmeton Anadolu Agency.

“Numri i pacientëve në gjendje kritike po bie pas një kohe të gjatë. Rastet aktive vazhdojnë të zvogëlohen. Masat dhe kufizimet kanë filluar të japin rezultate”, shkroi në Twitter ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.