Shqiptari vrau gruan, vajzën dhe veten/ Fqinji: Ziheshin për...

Një krim i rëndë tronditi Gjermaninë. Një shqiptar 51-vjeçar nga Kosova vrau gruan 46-vjeçare, vajzën 17-vjeçare dhe më pas vari veten në verandën e shtëpisë.

Gazeta BILD shkruan se ai kishte shkuar për të vrarë gruan dhe dy vajzat, por ia ka kursyer jetën vajzës 14-vjeçare. Gazeta shkruan se duket se ai ia ka kursyer jetën qëllimisht jetën vajzës 14-vjeçare.

Shqiptari, i quajtur Asami S, telefonoi një të njohurën e tyre dhe i tregoi se i kishte bërë diçka familjes. Ajo menjëherë lajmëroi policinë.

Kur erdhën në vendin e ngjarjes, ata gjetën tri kufoma. Vajza 14-vjeçare ishte e kyçur në një dhomë. Hetuesit thanë se ai e ka kursyer qëllimisht vajzën e vogël.

Çifti kishte edhe një vajzë 21-vjeçare, që jetonte në një qytet tjetër.

Fqinjët thanë se kanë mbetur të tronditur. Sipas tyre, Elfete S, bashkëshortja e autorit të krimit, dukej shumë e mërzitur kohët e fundit.

Të afërm dhe dëshmitarë tha se ata ishin në proces divorci. Madje ata jetonin të ndarë. I shoqi flinte në bodrum.

Një fqinj i familjes tha se ata ziheshin se kush do të merrte shtëpinë.