FOTO-ja që po bën ‘namin’/ Reagimi epik i Ronaldos pasi Lewandowski zgjidhet më i miri

Robert Lewandowski është zgjedhur nga FIFA futbollisti më i mirë i vitit 2020.

Sulmuesi polak i cili zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm me Bayernin ka mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, shkruan SYRI.net.

Gjatë momentit kur Infantino zbuloi emrin e fituesit, Cristiano Ronaldo bëri një gjest pakënaqësie në fytyrën e tij. Natyrisht pritet reagimi zhgënjyes i CR7-ës i cili njihet si i “pangopur” me sukseset individuale. Ndërsa në krahun tjetër Leo Messi vetëm buzëqeshi.

Sulmuesi polak këtë vit me fanellën e Bayernit fitoi 5 trofe të rëndësishëm: Bundesligë, Kupa e Gjermanisë, Champions League, Superkupën e Europës dhe Superkupën e Gjermanisë.