Kënga e Shkurte Fejzës dhe Gresa Belulit u kritikua nga të gjithë, vjen reagimi i parë

Pak javë më parë, Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli publikuan duetin “Nuse, mësuese”.

Por kjo këngë nuk është pritur mirë nga publiku. Organizata “Qendra kosovare për studime gjinore” ka reaguar ndaj projektit duke thënë se përmban gjuhë të urrejtes dhe se promovon nënshtrimin e grave.

“Ditë më parë është publikuar një këngë nga Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli me titull “Nuse mësuese”, këngë e cila përveç që i redukton gratë në rolet tradicionale gjinore, është shumëfish shtypëse për gratë duke qenë se promovon dhunën ndaj grave si mjet të disiplinimit të tyre përmes përmbajtjes frazave si: “Fjala prishë e fjala ndreqë, Zgjedhi nuse ma mire fjalët, Në daç punët mos me i pasë keq, Zgjedhi nuse fjalët me mjaltë”.

“Me folë butë e me duru, Nana ty nuse t’ka mësu, Vjehrren me e respektu, Ti nderon prindërit e tu”, Këngë të tilla i kontribuojnë gjithashtu vazhdimësisë së thellimit të pabarazisë gjinore dhe përjetimit të grave si dytësore dhe lehtë të dominueshme. Andaj, ju ftojmë që të klikoni në vegzën e videos dhe ta raportoni duke klikluar butonin “Report” dhe duke e zgjedhur opsionin “Hateful or abusive content“, thuhet në reagim.

Lidhur me këtë, Gresa ka bërë një sqarim për publikun ku tregon se paraqet ironinë e raportit të botëkuptimeve të ndryshme në mes të gjeneratave dhe se nuk është diskriminim ndaj gjinisë femërore.

Postimi i plotë i artistes shqiptare:

“Te dashur miq e posaqerisht vajza- gra…

Teksti i kenges “Nuse mesuese” eshte shkru nga Ilir Berani dhe eshte mendu si nje teme qe paraqet ironine e raportit te botekuptimeve te ndryshme ne mes te gjeneratave te ndryshme… Eshte nje tekst satirik qe paraqet botekuptime te ndryshme ne mes te gjeneratave dhe nuk eshte menduar ne asnje menyre si diskriminues ndaj gjinise femrore… Si mund te jete Femra diskriminuese
ndaj vetvetes, une jam femer dhe vet, dhe jam gjithmone ne mbeshtetje dhe pro ngritjes se femres ne shoqeri!!

Per te gjithe ata qe nuk e kuptojne cka do te thote ” satire” po ja u sqaroj: tekst ironik ose ma thjeshte po ja u sqaroj: tekst hajgare!

Pekundrazi mund te merret si tekst edukues ndaj gjenerates se vjeter: “me ndegju nana te ka mesu…”vjehrren me ndegju i nderon prinderit e tu”? Ku eshte ndikimi negativ ketu?

Eshte debat ne mes te femrave ne kete rast?

P.s. Çdo dite na servohen kenge e videoklipe me tekste eksplicite e fjale banale e videoklipe erotike, qe degradojne femren dhe ato na shfaqen edhe ne 12 dites neper televizione tona…
Femijet e juaj rriten me ato kenge e ju nuk reagoni?

Kur paraqitet femra vetem si objekt seksi juve nuk ju duket diskriminuese kjo ndaj femres?”.