Rama bojkoton Vjosa Osmanin/ Paloka: Tradhtoi vlerat e kombit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka reagoi ndaj bojkotit që i bëri kryeministri Edi Rama fjalimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas Palokës, ky është një akt i turpshëm që nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri.

“Është e turpshme që Rama bojkotoi sot fjalimin e Presidentes së Kosovës në parlament.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri dhe është një akt i shëmtuar politik dhe jo vetëm i shtyre nga ata që Rama i konsideron partnerë të tij në Ballkan.

Edi Rama tradhtoi sot vlerat e kombit dhe për fat të keq nuk është hera e parë që e bën këtë. Motivet politike dhe personale që e shtynë ta bëjë këtë akt, janë të pafalshme,” shkruan Paloka.