COVID-19/ Ulet numri i viktimave, konfirmohen 1155 raste në Greqi

Në 24 orët e fundit, Greqia ka zbuluar bilancin nga COVID-19, ku lajmi i mirë është se numri i viktimave ka pësuar rënie.

Sipas autoriteteve, 78 pacientë humbën jetën nga COVID-19 kundrejt 85 dje.

Gjithashtu janë 1 mijë e 155 raste të reja vetëm në 24 orët e fundit në Greqi.

Qendër e virusit është rikthyer Attika, rajoni kryesor në Greqi me 251 raste ndjekur nga Selaniku me 237.