Karantinohet edhe kryeministri spanjoll Sanchez, u takua së fundmi me...

Për shkak të kontaktit kohët e fundit me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili rezultoi sot pozitiv me COVID-19, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez është vetëkarantinuar.

Sanchez dhe Macron darkuan së bashku në Pallatin Elysee të hënën, në shoqërinë edhe të presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OCDE), Angel Gurria.

Dreka private u zhvillua për të festuar 60-vjetorin e OCDE-së.

Mediet spanjolle njoftuan se menjëherë pas rezultatit pozitiv të Macron, Sanchez i tha mbretit se nuk do të merrte pjesë në asnjë ngjarje zyrtare dhe se do të vetëkarantinohej për një javë.