Spaho: Ahmetaj shpifi në parlament, shqiptarët e dinë kush janë hajdutët, edhe FMN e di

"I paska djegur shume ajo qe paskam thene per FMN".

Nënkryetari i PD-se, Edmond Spaho ka replikuar me Arben Ahmetajn: Se kush eshte hajdut ne kete vend, shqiptaret e dine mjaft mire.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i është përgjigjur sipas tij shpifjeve që prodhoi për të sot në parlament Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, duke shkruar se në pohimin e tij nuk ka gënyer, por i është referuar FMN-së si qeveria më e dështuar që kanë pasur ndonjeherë shqiptarët.

‘Ndoqa sot shpifjet që më bëri në Parlament Arben Ahmetaj! I paska djegur shumë ajo që paskam thënë për FMN, Edi Ramën dhe Arben Ahmetaj. Nuk kam gënjyer. Thjesht i jam referuar asaj që ka thënë FMN, si qeveria më e dështuar që kanë pasur ndonjëherë shqiptarët.

Edhe për të tjerat nuk kam gënjyer. Arben Ahmetaj përkthyes është, atë shkollë ka mbaruar. Nuk ka pse i vjen turp nga profesioni i tij, sepse përkthyesi është profesion i nderuar, pavarësisht se edhe në këtë fushë, ai nuk e ka ndritur. Në të tjerat jo e jo.

Edhe Edi piktor është. Ka bërë vetëm atë shkollë dhe për pasionin e vet shkon deri në Neë Jork për të blerë bojra, ndërsa policia vret qytetarët, dhjetëra të tjerë vdesin në ditë dhe mijëra të tjerë janë pa kujdes.

Kur me akuzon mua si hajdut, në Devoll fillojnë e qeshin me të madhe, të majte e të djathtë. Une nuk kam qenë asnjeherë në jetën time deputet i Devollit.

Se kush është hajdut në këtë vend, shqiptarët e dinë mjaft mirë. Edhe une kam qenë minister, por vazhdoj të rroj me dinjitet me page dhe në apartamentin që ka ndërtuar Enti i Banesave në vitin 1995 në rrugën Don Bosko.

Shqiptarët njohin gjithashtu edhe se cilët janë komedianët e premtimeve të rreme e te pambajtura, që i kanë marrë në qafë. Komedia e Rilindjes me dështimet e mëdha të Edi Ramës apo Arben Ahmetajt, i kushton kaq shume Shqipërisë dhe Shqiptarëve.

Për gjithë sa Arben Ahmetaj tha për mua në Parlament, do të shihemi në gjykatë për shpifje dhe fyerje.’