Edi Rama e Vjosa Osmani takim pa media, s’mbajnë as konferencë

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ka mbërritur në kryeministri për të takuar shefin e ekzekutivit shqiptar Edi Ramën, takim me të cilin mbyll ditën e dytë të vizitës në Shqipëri.

Takimi mes Ramës dhe Osmanit është i mbyllur, ndërsa nuk do të ketë as konferencë për media.

Osmani dhe Rama në vazhdimësi nuk janë pajtuar për disa çështje, përfshirë edhe mini-Shengenin ballkanik, ku presidentja në detyrë edhe dje, ndryshe nga kryeministri, u shpreh se ky projekt është i dëmshëm për Kosovën dhe Shqipërinë.