Bora vazhdon të bjerë në SHBA, po shpërndarja e vaksinave nuk ndalet

New York  - Dëbora vazhdoi të binte të enjten gjatë një periudhe kyçe për pandeminë e koronavirusit,  kur ka filluar fushata e vaksinimit nëpër SHBA dhe ka një vërshim njerëzish që kërkojnë teste çdo ditë.

Dëbora ra në veri të Virxhinias deri në disa zona të New England të mërkurën; vazhdoi në veri deri në mbrëmje, duke mbajtur një stuhi që solli mbi gjysëm metri borë në në disa vende deri të enjten.

Zyrtarët thanë se nuk prisnin që ky avancim i fortë i dimrit të prishte punë në shpërndarjen e vaksinave, shpërndarje që filloi të hënën për punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e pare të luftës kundër pandemisë.

Sekretari amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar tha të mërkurën se qeveria po i ndjek me vëmendje dërgesat e vaksinave, ka staf tashmë të vendosur për t'i tërhequr ato dhe beson se kompanitë që i transportojnë mund të qarkullojnë nëpër stuhi. “Ky është FedEx, ky është transport i shpejtë. Ata dinë si të merren me borën dhe motin e keq.

Nevoja për vaksina bëri që guvernatori i New Jersey, Phil Murphy, të përjashtojë kamionët e shpërndarjes së vaksinave nga një ndalim qarkullimi për shkak të stuhisë në  disa autostrada.