", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/December/17/auto_manjollanallbbbb11608211392.jpg", "width": 900, "height": 584 } }

Manjola Nallbani humb njeriun e afërt, bën postimin prekës

Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani ka humbur xhaxhain e saj, të cilin tregon se e kishte në vend të babait.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nallbani shprehet se sot nuk gjen dot fjalët për këtë humbje që ka përjetuar.

“Une nuk kam fjale ta shpreh dhimbjen e ikjes tende! Dhe pse kishe shpirtin plot se kishe djalin, gruan, vajzat e niperit, vellain e motrat,mua me thoje … nuk te kam mbese te kam goce dhe une te kisha ne vend te babit! Une humba me ty jo xhaxhain po njeriu e mencur, shpirt madh si rralle kush e mikun qe nuk do ma zevendesoje askush! Qofsh i parajses zemra jone! Dua te te kujtojme keshtu,” shkruan ajo në postimin e saj.

Disa ditë më parë këngëtarja zbuloi që ishte infektuar me Covid 19, të cilin tha se nuk e kishte kaluar lehtë, dhe nuk ishte një grip i thjeshtë.

View this post on Instagram

A post shared by Manjola Nallbani (@manjolanallbani)