Anglia ka më shumë shtretër të lirë në spitale sot, se sa në të njëjtën periudhë të një viti më parë

Janë publikuar të dhënat më të reja për numrin e shtretërve të zënë në spitalet e Anglisë. Deri më 13 dhjetor, 89 për qind e shtretërve ishin të zënë, duke lënë të lirë 10.500 shtretër.

Këto shifra nënkuptojnë që spitalet në të vërtetë kanë qenë më të ngarkuara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur 95 për qind e shtretërve ishin të zënë, shkruan BBC.

Në kushte ideale, spitalet duhet të operojnë me më së shumti 85 për qind të kapacitetit, në mënyrë që shtretërit e duhur të jenë të lirë për pacientët që kanë nevojë. Sidoqoftë, viteve të fundit spitalet kanë qenë vazhdimisht të ngarkuara mbi këtë nivel.

Spitalet në Angli po përballen edhe me numër më të vogël të shtretërve këtë vit. Gjithsej janë 89.000 shtretër në dispozicion, tetë mijë më pak se vitin e kaluar. Kjo dëshmon se nevoja për kontrollim të infeksionit dhe respektimi i distancës sociale kanë bërë që disa shtretër të largohen nga sistemi shëndetësor.

Shifra kombëtare e shtretërve të lirë në spitale i maskon disa vatra të virusit në disa zona, ku spitalet janë të mbushura pothuajse plot. Sidoqoftë, shifrat tregojnë se ende ka vende të lira në përgjithësi. Ajo që nuk dihet është se me çfarë “çmimi” është siguruar kjo hapësirë.

Në kohën kur po shënohet rritje e numrit të rasteve të koronavirusit, pritet që të shtohet anulimi i operacioneve jourgjente.