Supermodelja njofton shtatzëninë e saj të tretë me një foto n*do

Supermodelja Karolina Kurkova është shtazënë për herë të tretë.

Modelja çeke 36 vjeçare ka gjetur një mënyrë të veçantë për të dhënë lajmin për fansat e saj, duke postuar një foto nudo në Instagram , ku ka mbuluar me duar pjesët e saj intime.

‘Jemi të lumtur që të njoftojmë ardhjen e një foshnje të re në familjen tonë. Ne nuk mund të ishim më të lumtur për këtë moment të veçantë’ shkroi modelja në rrjete sociale.

Modelja e Victoria’s Secret zbuloi për revisten Glamour së fundmi se zbulimi i të qenit për herë të tretë shtatzënë ishte një befasi e madhe.

Ajo tregoi se kishte pak frikë për momentin që po jetojmë por më pas entuziazmi e ka ‘pushtuar’.

Karolina gjithashtu zbuloi se se gjatë shtazënive të saj të mëparshme nuk i pëlqente barku i saj i rrrumbullakosur, ndërsa tani ndihej më e bukur se kurrë.

Ajo nuk mund ta shprehte më mirë këtë gjë sesa duke pozuar nudo me gjithë shkëlqimin e saj.